Hepatiti i mistershëm te fëmijët shpërndahet në 12 vende
Rreth 190 raste të pashpjegueshme të sëmundjes së hepatitit janë raportuar te fëmijët gjithandej botës, derisa shkencëtarët janë duke i hetuar shkaktarët.
Rasti i parë ishte raportuar në Britani këtë muaj derisa 111 fëmijë, shumica nën moshën 10-vjeçare, kanë pasur shenja të kësaj sëmundjeje.
Hepatiti është term për të përshkruar inflamacionin në mëlçi.
Hepatiti i rëndë është i rrallë te fëmijët e shëndetshëm.
Sidoqoftë, këto raste tani përfshijnë 12 vende të botës duke përfshirë edhe Azinë, pasi një rast u identifikua në Japoni më 21 prill, shkruan Sky News.
Fëmija ishte testuar negativ për adenovirus, një shkaktar i mundshëm i cili po hetohet, gjithashtu edhe nga COVID-19.
Agjencia e Shëndetit Publik në Kanada tha të martën se janë duke hetuar rastet e hepatitit te moshat e reja. Nuk është raportuar për numrin e saktë të rasteve potenciale ose në cilat vende janë raportuar.
Raste të hepatitit janë raportuar edhe në SHBA dhe në Israel.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë se 190 raste të pashpjegueshme të hepatitit janë raportuar te fëmijët gjithandej botës, dhe 40 raste janë raportuar në Evropë.
Rruga Press