Kryebashkiaku i Kievit i bën thirrje Perëndimit për më shumë armë
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Kliçko i ka lutur Perëndimin që të shtojë furnizimet me armë për të ndihmuar vendin e tij të mbrohet nga agresioni rus.
Kliçko i tha korrespondentes ndërkombëtare të Euronews, Anelise Borges se megjithëse kishte shenja që jeta normale po rikthehej shenjat e luftës ishin sidoqoftë të dukshme.
Kryebashkiaku deklaroi se Rusia filloi pushtimin e saj për shkak të dëshirës së Kievit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
“Nuk është sekret që Putini dëshiron të rindërtojë Perandorinë Sovjetike”, tha Kliçko, duke shtuar se Moska “nuk e pranon vullnetin tonë”.
“Ne kurrë nuk kemi qenë agresivë dhe jam më se i sigurt se nuk do të jemi kurrë agresivë ndaj askujt. Njerëzit paqësorë jetojnë këtu në Ukrainë”.
Rruga Press