Bota

Von der Leyeni akuzon Rusinë se po tenton të shantazhojë me bllokimin e gazit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka akuzuar Rusinë se po tenton ta shantazhojë bllokun me gaz, pasi që gjiganti rus Gazprom ka ndaluar furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë të mërkurën, raporton CNN.

“Njoftimi i Gazpromit është një tentim tjetër nga Rusia për të na shantazhuar ne me gaz. Ne jemi të përgatitur për këtë skenar. Evropianët mund të besojnë se ne jemi të bashkuar dhe në solidaritet me shtetet anëtare të prekura”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.

Lexo më shumë  Operatorët ukrainas të dronëve kamikaz godasin istikamet ruse – pamje nga vija e parë e frontit

Në një postim tjetër, Von der Leyen, ka thënë se një takim mes grupit koordinues të BE-së për gazin ka filluar për të bërë gati hapat e radhës.

Gazpromi ka ndaluar furnizimet me gaz për Poloninë e Bullgarinë pasi të dy shtetet kanë refuzuar të paguajnë me rubla ruse. Rusia ka paralajmëruar muajin e kaluar se shtetet “jomiqësore” duhet të paguajnë gazin me rubla duke nisur nga 1 prilli, apo rrezikojnë të ndalohet furnizimi.

Lexo më shumë  Talebanët kërkojnë zyrtarisht ftesë për samitin e BRICS të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *