Bota

Polonia thotë se mund t’ia dalë edhe pa gazin rus

Polonia ka thënë se do të menaxhojë me situatën pas kërcënimeve të Rusisë se do të ndalojë furnizimin e gazit në vend.

Polonia dhe Bullgaria kanë thënë se firma ruse e energjisë Gazprom u ka thënë atyre se do ta ndalojë furnizimin me gaz për vendet jomiqësore ndaj Rusisë të cilat refuzojnë të paguajnë me rubla.

Të dhënat nga rrjeti i Bashkimit Evropian për operatorët e transmetimit së gazit kanë treguar se furnizimi është ndaluar të mërkurën shkurtimisht, por që është rifilluar.

Lexo më shumë  Rusët gjatë këtij viti kanë bombarduar “aksidentalisht” 150 herë territorin e vetë

Herët të mërkurën, Bullgaria ka thënë se gazi vazhdon të rrjedhë ende, shkruan BBC.

Të dyja vende kanë refuzuar të paguajnë në rubla, gjë që ishte kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Kompania e gazit e Polonisë PGNiG ka thënë se të gjitha furnizimet e naftës do të ndalen nga ora 8 me kohë lokale. Ndërkaq ministri bullgar i energjisë ka thënë se gjithashtu është njoftuar se furnizimet do të ndërpriten nga e mërkura.

PGNiG ka blerë 53 për qind të gazit nga Gazprom në katër muajt e parë të këtij viti, por Varshava ka thënë se mund të sigurojë gaz nga burime të tjera.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Bullgaria, e cila gjithashtu është furnizuar 90 për qind me gaz nga Gazprom, gjithashtu ka thënë se ka marrë hapa për të gjetur burime të tjera alternative.

Ministri bullgar i energjisë ka thënë se Bullgaria i ka përmbushur obligimet e saj që i kishte në kontratë dhe i ka bërë të gjitha pagesat e nevojshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *