Lajme

Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu nënshkruan traktatin për transferimin e të burgosurve nga Danimarka

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar traktatin për transferimin e të burgosurve nga Danimarka.

Ky traktat i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, sikurse edhe përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër si dhe promovimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut ndërmjet dy vendeve.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Nënshkrimi i Traktatit pason nënshkrimin e letër-qëllimeve ndërmjet ministrave të drejtësisë dhe ekonomisë së të dy vendeve me datën 21 dhjetor 2021, i cili shprehë përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit politik dhe zhvillimor, duke nxitur dhe thelluar tutje partneritetin ndërmjet dy vendeve, në fusha me interes të përbashkët”- njofton Ministria e Drejtësisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *