Lajme

Raporti i Bankës Botërore për menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri: IFC pezulloi projektin në bregdet sepse qeveria shqiptare zgjodhi incenerimin

Një raport me “Tranzicioni drejt ekonomisë qarkulluese- një vlerësim i Grupit të Bankës Botërore mbi mbështetjen e menaxhimit të mbetjeve të ngurta për bashkitë 2010-2020” hedh dritë mbi arsyet pse një projekt i zbatuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare në vendin tonë u pezullua.

Ky institucion ndërkombëtar dhe qeveria duket se në një moment nuk kanë ndarë të njëjtin mendim për menaxhimin e mbetjeve.

Konkretisht raporti thotë se pari se “në Shqipëri, mbështetja e IFC-së për formulimin e dispozitave ligjore për paketimin(procesi i mbetjeve të ngurta) dhe mbetjet elektronike(mbetjet që dalin nga pajisjet elektronike në fund të jetës së tyre) nuk janë respektuar për shkak të ndryshimet politike”

I njëjti sqaron se në Projektin e Huasë 1 të Programit të Përshtatjes së Menaxhimit të Zonës Bregdetare të Shqipërisë ekzistonte rreziku që investimet më të mëdha në infrastrukturën mjedisore, të tilla si vend depozitimi i mbetjeve të ngurta dhe stacioni i transferimit, nuk do të operohen plotësisht ose nuk do të mirëmbahen siç duhet për shkak të alokimeve të pamjaftueshme në buxhetet e mirëmbajtjes së kompanive lokale të shërbimeve.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

“Projekti për Menaxhimin e Zonës Bregdetare synonte që të mbështeste turizmin në qytetin e Sarandës pjesërisht përmes përmirësimeve në Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta Lokale por nuk pati matje të ndikimeve.

Shumë sfida të ekonomisë politike kanë penguar suksesin në portofolin e shërbimeve këshillimore të IFC. Këto përfshijnë mungesën e angazhimit të qeverisë ose bashkëpunim efektiv në nivele të ndryshme të qeverisjes (për shembull, me subjektet vendore) dhe vështirësinë për të mbajtur angazhimin nëpër administrata ose në mungesë të kampionëve.

Në Shqipëri, projekti u pezullua pjesërisht për shkak të zgjedhjeve parlamentare, por edhe për shkak se përgjegjësia e infrastrukturës së depozitimit të mbetjeve iu transferua Ministrisë së Mjedisit e cila donte të promovonte incenerimin si zgjidhjen kryesore të trajtimit të mbetjeve. IFC nuk ra dakord dhe projekti nuk eci para” thuhet në raport.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Qeveria miratoi ndërkohë tre projekte për inceneratorët përmes projekteve koncesionare të formës së partneritetit publik-privat, dy prej të cilëve janë aktualisht nën hetim nga SPAK.

Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (Albtek Energy), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh ka kapacitet përpunues do të jetë rreth 120-140 ton/ditë, sipas deklarime zyrtare në kontratë. Projekti është i pezulluar, pas hetimeve nga SPAK.

Inceneratori i Trajtimi i mbetjeve Fier (“Integrated Technology Ëaste treatment Fier”) ka një kosto totale prej 3.97 miliardë lekë. Kapaciteti përpunues i parashikuar është rreth 180-200 ton/ditë. Projekti është i pezulluar, pas hetimeve nga SPAK.

Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve Tirane (“Integrated Energy B.V shpk”), me kosto totale 31.17 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues do të jetë rreth 550-800 ton/ditë. Projekti është i vetmi që është aktiv./monitor/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *