Ja sa shpenzuan shqiptarët në bixhoz gjatë vitit 2021
Vitin e shkuar shqiptarët kanë luajtur 80 milionë euro në kazino.
Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në tregun e lejuar të bixhozit: kazino elektronike, tavolina rulete, lojëra me zare dhe letra, xhiroja u rrit 4 herë më shumë se në 2020-n dhe 2 herë më shumë se 2019-n.
Në këto vite ka operuar vetëm 1 kazino e licencuar, nga 4 që janë sot.
Shteti ka rritur me 200% të ardhurat nga taksat e lojërave të fatit.
Në vitin 2020 të ardhurat nga bixhozi ishin 6 milionë euro dhe arritën në 12.6 milionë euro në fund të vitit që lamë pas.
Nga 80 milionë euro që kanë shpenzuar në kazino, fatlumët kanë fituar 3 milionë euro, vetëm 3.75% të parave të luajtura.
Përveç tregut të lejuar të kazinove, në Shqipëri lulëzon edhe ai informal i basteve sportive.
Të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme tregojnë se në 2021-n policia ka zbuluar 70% më shumë raste të zhvillimit të lojërave të fatit të palejuara.
Rruga Press