Policia e Kosovës njofton për operacionin në veri
Policia e Kosovës ka njoftuar të martën, se ka realizuar operacion policor në lagjen e Boshnjakëve.
Sipas komunikatës për media, nuk raportohet për të arrestuar, por bëhet e ditur se dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, për siç thuhet “ndihmë në kryerjen e veprës penale”.
“Policia e Kosovës, në këtë rast, departamenti i hetimeve ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë këtij operacioni policor është kryer bastisje në një lokacion. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.
Rruga Press