Bota

Britania e Madhe heq taksat për të gjitha mallrat nga Ukraina

Qeveria britanike njoftoi se kishte hequr taksat për të gjitha mallrat nga Ukraina, ndërkohë që vendosi një ndalim për eksportin e produkteve dhe mjeteve teknologjike në Rusi që mund të përdoreshin kundër ukrainasve, shkruan BBC.

Vendimi vjen si përgjigje ndaj një kërkese të drejtpërdrejtë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të mbështetur ekonominë ukrainase, tha në një deklaratë sekretarja e tregtisë ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Anne-Marie Trevelyan.

Lexo më shumë  Gjiri Persik në “alarm të kuq” për 24 orët e ardhshme, ShBA s’i ndal sulmet ndaj Iranit

Mbretëria e Bashkuar ka hequr taksat për të gjithë mallrat nga Ukraina, duke përfshirë eksportet kryesore të Ukrainës si elbi, mjalti, domatet e konservuara dhe shpendët, tha Trevelyana.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në këtë luftë të vazhdueshme dhe do të punojmë për të siguruar që Ukraina të mbijetojë dhe të lulëzojë si një komb i lirë dhe sovran”, tha ajo në një deklaratë.

Lexo më shumë  Bullgaria ia lejon ShBA-së përdorimin e bazës së saj për operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *