Kurti pas takimit me përfaqësuesit amerikanë: Kosova duhet të anëtarësohet në KE dhe të bëhet pjesë e partneritetit të paqes në NATO
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Karen Donfried.
Po ashtu në këtë takim i pranishëm është edhe zv/ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.
Gjatë konferencës për medie Kurti tha se Kosova duhet ta anëtarësohet në Këshillin Evropian dhe të bëhet pjesë e partneritetit të paqes”.
“Dje u bënë 2 muaj që kur nisi agresioni i pajustifikuar i federatës Ruse ndaj Ukrainës. Kjo luftë po zgjat shumë gjatë se sa agresori e priste. Reagimi dhe rreshtimi i Kosovës me ShBA, be dhe ke ka qenë i menjëhershëm.
përpos sanksioneve që i kemi vendos federatës ruse kemi shpreh gadishmërinë të presim mbi 5000 refugjat nga Ukraina. Është për të ardhur keq që kemi refuzimin e Serbisë për të sanksionuar Rusinë.
Për ShBA Kosova do mbetet mik aleat dhe partner i besueshëm.
Kosova duhet ta anëtarësohet në Këshillin Evropian dhe të bëhet pjesë e partneritetit të paqes”, tha Kurti në konferencë për medie.
Rruga Press