Në Slloveni fiton partia e krijuar pak muaj më parë
Me surpriza ishin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Slloveni. Pas votimit të së dielës kryeministri Janes Jansha pësoi humbje të thellë përballë një partie e cila u formua në janar nga ish-biznesmeni Robert Golob.
Sipas sondazheve kryeministri Jansa ka minuar sundimin e ligjit në shtetin slloven.
Kritikët pretendojnë se 63-vjeçari, i cili u bë i njohur si një reformator postkomunist, ka kaluar vite duke gërryer standardet demokratike dhe duke kufizuar lirinë e shtypit.
Ndërsa, zoti Golob është një hyrje e re në politikë i cili i cilësoi zgjedhjet një referendum politik.
Ai pritet të formojë një koalicion qeverisës me partitë e tjera të krahut të majtë.
Rruga Press