Lajme

Krimet zgjedhore në Shqipëri, vetëm dy të dënuar për ’25 prillin’

Në SPAK dhe prokuroritë e rretheve u dërguan 291 denoncime për zgjedhjet e 25 prillit, por vetëm 2 persona janë dënuar.

Nga një raport i Qendrës për Çështje të Informimit Publik del se 115 raste denoncimesh për shit-bleje votash i kaluan SPAK-ut, kurse 176 prokurorive së rretheve.

Raporti vlerëson gjithashtu se Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka administruar rreth 115 kërkesa për hetim nga partitë politike dhe prokuroritë e rretheve, nga të cilat për 57 raste nisi hetimet.

Lexo më shumë  Pasi Vjosa Osmani privatizoi profilet ekzistuese, Presidenca krijon profile të reja në rrjetet sociale

165 kallëzime janë bërë nga subjektet zgjedhore dhe 9 nga qytetarët, 40 janë referime nga Policia e Shtetit dhe 18 janë kërkesa për hetim nga Presidenti i Republikës.

Ndëshkueshmëria e krimeve zgjedhore vlerësohet shumë e ulët në raport me kallëzimet që u paraqiten në Zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Deri në dhjetor 2021, vetëm një çështje penale e hetuar nga SPAK mori vendim fajësie në Gjykatë. Çështja penale ka qenë në ngarkim të dy punonjësve të Bashkisë Dibër, të cilët u kapën në flagrancë me shuma monetare dhe karta identiteti në makinë.

Lexo më shumë  Dënohet biznesmeni Rezart Taçi me 11 vite burg

Deri në fund të vitit 2021, SPAK përfundoi gjithashtu hetimet dhe dërgoi në gjyq dosjen e shitblerjes se votës për të cilën  akuzua Etjon Joka i cili garoi si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në Qarkun Tiranë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *