Escobari sot vjen në Kosovë
Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta vizitojë të hënën Kosovën, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, takimi do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë në orën 18:00.
Ndërkohë, Kosovën sot do ta vizitojë edhe ndihmëssekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.
Ajo do të nisë vizitën në Ballkanin Perëndimor nga Kosova.
Vizita e saj dhe e Escobarit vjen pas asaj të tre senatorëve amerikanë ditë më herët.
Donfried nga 25 deri më 29 prill do të qëndrojë në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.
Rruga Press