Bota

Zelensky: Luftën mund ta ndalin vetëm ata që e filluan

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka folur në një konferencë për shtyp të shtunën në një stacion nëntokësor.

Ai është pyetur nëse ende po insiston për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin dhe nëse mendon se bisedimet do t’i japin fund luftës.

Presidenti ukrainas tha se “lufta mund të ndalet vetëm prej atyre që e filluan”, raporton skynews.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Ai pohoi se dëshiron t’i japë fund luftës dhe çdo “person i shëndoshë do të zgjidhte rrugën diplomatike”, në vend të asaj ushtarake.

Të parit të shtetit ukrainas iu kërkua të japë një vlerësim rreth planeve të Moskës për të marrë rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës.

“Ne do të kthejmë gjithçka, të gjitha ato territore të pushtuara”, pohoi ai.

Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur sot se kanë vrarë dy gjeneralë të tjerë rusë në Kherson.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *