Lajme

Detaje mbi viktimën nga tërmeti në Bosnje. U gjet nën rrënoja, shkëmbi i zuri shtëpinë

 Detaje të reja janë zbuluar rreth viktimës së vetme që ka shkaktuar tërmeti që tronditi Bosnje Hercegovinën, lëkundjet e të cilit u ndjenë dhe në vendin tonë.

Sipas informacioneve paraprake e reja u gjet nën rrënoja pasi një pjesë e kodrës u shemb duke rënë mbi shtëpinë e familjes së saj.

Edhe pse është dërguar menjëherë në qendrën shëndetësore të Stolacit, e reja kishte ndërruar jetë në vend. Familjarët e saj kanë marrë disa plagë por janë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Ka pasur edhe lëndime të lehta në kokë për shkak të rënies së objekteve nëpër shtëpi, mirëpo jo diçka shumë serioze. Të gjithë ata janë liruar për trajtim shtëpiak”.-ka thënë shefi i spitalit, Kazimir Raguz.

Ranko Radiq, udhëheqës për mbrojtje civile në Lubinje, që gjendet 30 kilometra nga Stolaci, ka thënë se në qytet ka makina dhe shtëpi të dëmtuara.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *