Bota

Mijëra civilë të ngujuar, rusët nuk ndalin bombardimet në uzinën e çelikut të Mariupolit

Forcat ruse po vazhdojnë të bombardojnë fabrikën e hekurit dhe çelikut Azovstal, sipas Petro Andryushchenko, këshilltar i kryetarit të qytetit të rrethuar ukrainas të Mariupolit.

Frika po rritet për mijëra civilë të ngujuar në fabrikën e çelikut të Mariupolit. Aty ndodhet edhe kontingjenti i fundit i ushtarëve ukrainas.

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi dje forcat e tij që të mos sulmojnë kompleksin e fabrikës pasi ministri i tij i mbrojtjes, Sergei Shoigu, pranoi se ushtria ruse po luftonte ende atje me mijëra ushtarë ukrainas.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Sipas zyrtarëve lokalë, midis 300 dhe 1,000 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, janë ende të bllokuar në fabrikën e çelikut.

“Çdo ditë ata hedhin disa bomba në Azovstal. Luftimet, granatimet, bombardimet nuk ndalen”, tha Andryushchenko për Associated Press. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *