Bota

U fundos në Detin e Zi, “krenaria” e Rusisë kthehet në objekt i trashëgimisë kulturore të Ukrainës

Mbytja e anijes luftarake “Moska” është një nga ngjarjet përcaktuese të luftës në Ukrainë deri më tani.

Ishte anija kryesore e Flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzor raketor me më shumë se 500 ekuipazh, ndërsa u fundos nga një vend me një marinë shumë më të vogël.

Dhe tani, rrënojat e krenarisë së flotës ruse janë shpallur objekt i trashëgimisë kulturore nënujore të Ukrainës. Numri #2064 për të qenë të saktë, i përket kategorisë së pajisjeve të rralla shkencore ose teknike, raporton BBC.

Lexo më shumë  Avioni rus përmes Bullgarisë ateron në Nish. Moska vazhdon ndikimin në Ballkan përmes Serbisë

Në një postim në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Ministria e Mbrojtjes shkroi “80 milje nga Odesa, kryqëzori i famshëm dhe objekti më i madh i fundosur në fund të Detit të Zi mund të admirohen pa shumë zhytje!”

Rrënojat janë në një thellësi rreth 45-50 metra. Mbytja e “Moskës” nuk ishte vetëm fitore ushtarake, por edhe psikologjike për Ukrainën.

Lexo më shumë  Norvegjia forcon brigadën në Arktik, rrit gatishmërinë përballë kërcënimit rus

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *