Lajme

‘Del Rusia dhe hyn Kosova?’, gazetari gjerman optimist për anëtarësimin e saj në KE

Gazetari gjerman, Michale Martens, është shprehur se Kosova shumë shpejt mund të fillojë procedurat e anëtarësimit në Këshillin e Evropës pas daljes së Rusisë nga ky institucion evropian.

Në një postim në Twitter Martinsi tha se matematikisht dhe politikisht mundësitë që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës janë të larta.

Rusia jashtë, Kosova brenda? Disa burime të besueshme konfirmojnë se Kosova “shumë shpejt” do të inicojë procesin e anëtarësimit të plotë si shtet në Këshillin e Evropës. Matematikisht dhe politikisht gjasat për sukses janë të mira”, ka shkruar Martensi.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Këshilli i Evropës vendosi të përjashtojë Rusinë më 25 shkurt, një ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës. Kosovës i hapet rruga e lirë tashmë që Rusia nuk është më pjesë e këtij institucioni, kjo pasi kundërshtimi i saj dhe mosnjohja e Kosovës kanë qenë një pengesë e madhe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *