Presidenti i Letonisë viziton sot Kosovën. Takime me Osmanin dhe Kurtin
Ditën e sotme pritet të vizitojë Kosovën, Presidenti i Letonisë, Egils Levits. Temë e diskutimeve sipas Presidencës letoneze, do të jetë siguria në Evropë.
Pas vizitë në Maqedoninë e Veriut Presidenti i Letonisë, Levits pritet të mbërrijë në orën 10:00 në Prishtinë. Mediat vendase kanë zbardhur axhendën e Levitis.
Në orën 11:00 do të mbjellë pemën që simbolizon miqësinë mes dy vendeve kurse në orën 11:40, do të mbajë një konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në orën 12:15, ai do të pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kurse në orën 12:50 do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti.
Takimet e tjera të kreut të shtetit letonz do të jenë me komandantin e KFOR-it si dhe me trupat letoneze që veprojnë në kuadër të KFOR-it.
Rruga Press