Bota

SHBA-ja vendos sanksione të tjera ndaj Rusisë. Gjermania: Do ndërpresim furnizimin me naftën ruse brenda vitit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të luftës që ajo është duke zhvilluar në Ukrainë.

Në shënjestër të sanksioneve më të fundit ishte banka tregtare “Transkapitalbank” si dhe një rrjet global i përbërë nga 40 individë dhe entitete. Sipas CNN, nga sanksionet goditen dhe 635 qytetarë rusë të cilët nuk do të mund të marrin dot një vizë amerikane.

Lexo më shumë  Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në ShBA

Gjermania ka njoftuar së fundmi se do të ndërpresë furnizimin me naftë nga Rusia brenda këtij viti, duke qetësuar shumë nga vendet partnere, të cilët e kishin akuzuar se nuk po bënte sa duhej për të ndihmuar Ukrainën.

Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock deklaroi me bindje të plotë se pa asnjë dyshim, Gjermania po eliminon totalisht importin e energjisë ruse.

Lexo më shumë  Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë

Berlini do të përgjysmojë varësinë nga nafta ruse brenda verës dhe do t’i çojë shifrat në zero deri në fund të vitit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *