SHBA fillon të stërvitë ushtarët ukrainas për përdorimin e artilerisë së rëndë
Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes tha të mërkuren se stërvitja e personelit ukrainas për përdorimin e obusit amerikan, artilerisë 155 milimetërshe, ka filluar në një vend evropian jashtë Ukrainës. Ky është fillimi i një përpjekje për t’i mundësuar ushtrisë ukrainase të përdorë artilerinë e sapo furnizuar amerikane në betejën e përshkallëzuar për rajonin Donbas në Ukrainën lindore.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se i pari nga 18 obusët e premtuar të Shteteve të Bashkuara mbërriti të mërkuren në Evropë dhe ngarkesa të tjera të kësaj arme pritet të dërgohen në Ukrainë.
Sistemet e artilerisë do të dërgohen me rrugë tokësore në Ukrainë. Stërvitja e personelit ukrainas është duke u bërë në obuset e tjera 155 milimetërshe gjetkë në Evropë, tha zyrtari.
Zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikane tha gjithashtu se Rusia në 24 orët e fundit ka shtuar katër batalione të tjera taktike me ushtarë në Ukrainë, tre prej tyre në rajonin e Donbasit.
Zyrtari nuk tha se sa batalione taktike ndodhen tani në Donbas, por të martën Pentagoni tha se Rusia kishte gjithsej 78 batalione të tilla në Ukrainën lindore dhe jugore. / VOA.
Rruga Press