Rriten temperaturat por vranësirat mbeten prezente, parashikimi i motit për sot
Vijojnë vranësira e shpeshta të jenë prezente në vend, duke bërë që Shqipëria të jetë në dominimin e motit të vranët. Sipas Meteoalb, parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Po ashtu pjesërisht Qendra pritet të ketë momente me pika shiu. Ndërsa zonat Jugore do të jenë me vranësira ku mundësit për shira të pakët do të jenë shumë të ulëta.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.
Era do të fryjë e mesatare dhe deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht në vend, duke sjellë reshje të pakta shiu në zonat Perëndimore dhe Jugore.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të përfshihet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin në orët e para të ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes i bëjnë më të dukshme vranësirat në territorin e MV.
Rajoni dhe Evropa
MBETET me vranësira të shumta dhe reshje dëbore Europa Lindore. Po ashtu me vranësira të shumta por me reshje shiu do të jenë Alpet Evropës dhe Brigjet Jugore të Francës. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Evropian do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Brigjet e Egjeut dhe në Evropën Veriperëndimore.
Rruga Press