Lajme

Kosova planifikon të dërgojë në Ukrainë ekspertë të mjekësisë ligjore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, takuan të mërkurën ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe ata të ngarkuar me çështjet e ADN-së pranë Agjencisë Kosovare për Forenzikë.

Siç njoftoi Zyra e kryeministrit, gjatë takimit u diskutua mundësia e angazhimit të ndonjërit nga ekspertët mjeko-ligjorë të Kosovës në Ukrainë, si ndihmë e Kosovës për këtë shtet, i cili po sulmohet nga ushtria ruse që nga 24 shkurti.

Lexo më shumë  Ngrihet aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte ndaj shqiptarëve

“Ditëve në vijim do të intensifikohet komunikimi ndërmjet Qeverisë dhe ekspertëve të forenzikës rreth kësaj forme të ndihmës për Ukrainën”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *