“Lobisti serb” Rama flet për Serbi euroatlantike, kur eurodeputetët shprehin dyshime nëse Serbia e do vërtet integrimin evropian
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, shprehet se rajoni i Ballkanit Perëndimor është “i pambrojtur” nga ndikimi rus ndaj ekziston rreziku për destabilitet.
“Rajoni është i pambrojtur sepse ndikimi rus është shumë i fortë, jo në Shqipëri, por në Bosnje, Mal të Zi dhe veçanërisht në Serbi”, tha Rama.
I pyetur nëse Shqipëria do të ndryshojë qëndrim për tendencën pro ruse të Serbisë, Rama tha se do ta kishte ndërprerë bashkëpunimin në rast se do të dilte kundër Perëndimit në OKB.
“Serbia nuk po shkon drejt Rusisë. Përkundrazi, në mënyrë të çuditshme, ajo mori anën e Perëndimit duke dënuar agresionin rus në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Është një shenjë shumë e mirë që Serbia votoi tre herë kundër Rusisë. Nëse Serbia do të kishte bërë të kundërtën, do të ishte një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë”, u shpreh Rama.
Kësisoj, Rama po përpiqet me çdo kusht që të lobojë për imazhin e Serbisë në BE, pavarësisht lidhjeve të ngushta Ruse që ajo ka, pavarësisht mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe blerjes së armatimeve ruse dhe kineze, sepse nëse Perëndimi distancohet nga Serbia kjo ia vë në pikëpyetje Ramës Ballkanin e Hapur serb.
Të këtij mendimi, si Rama, nuk janë eurodeputetët të cilët i dërguan letër zyrtarit të lartë të politikave të jashtme të BE-së, Joseph Borrell. Ata u shprehën se dyshojnë nëse Serbia dëshiron vërtet integrimin në BE dhe nga ana tjetër kërkuan shqyrtim urgjent të çështjes së blerjes së armatimeve ruse dhe kineze nga ana e Serbisë; gjë që është e rrezikshme për rajonin, si dhe tregon për orientimin gjeostrategjik të Serbisë, që është në anën tjetër të asaj se çfarë përfaqësoin Bashkimi Evropian.
Kryeministri Rama akoma nuk e ka të qartë se është përfaqësues i një vendi, kombi, i interesave kombëtare, dhe jo lobist i miniaturave të Putinit në Evropë.
Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të eurodeputetëve, që dallon në qëndrim kryekëput nga qëndrimi i “lobistit serb” Rama:
Rruga Press