Bota

Parlamenti i Finlandës hap debatin për anëtarësimin në NATO

Parlamenti i Finlandës ka hapur debatin nëse do të kërkohet anëtarësimi në NATO, pasi pushtimi i Ukrainës nga Rusia çoi në një rritje të mbështetjes politike dhe publike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, raporton AFP.

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka thënë se vendi që udhëheq do të vendoste brenda javësh nëse do të aplikonte për anëtarësim.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Ligjvënësit në Eduskunta të Finlandës javën e kaluar morën një “letër të bardhë” nga qeveria që vlerësonte implikimet e anëtarësimit në NATO.

Raporti nuk bëri rekomandime, por theksoi se pa anëtarësimin në NATO, Finlanda nuk gëzon asnjë garanci sigurie pavarësisht se aktualisht është partnere e aleancës.

“Efekti parandalues” në mbrojtjen e Finlandës do të ishte “dukshëm më i madh” si një anëtare e NATO-s, thuhet në raport.

Mediat finlandeze raportojnë se rreth gjysma e 200 deputetëve të Finlandës tani mbështesin anëtarësimin në NATO, ndërsa vetëm rreth 12 e kundërshtojnë atë.

Suedia po diskuton gjithashtu nëse do të paraqesë një ofertë anëtarësimi.

Rusia ka paralajmëruar të dy vendet se anëtarësimi në NATO do të sillte pasoja të mëdha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *