Bota

Johnson zotohet se nafta dhe gazi i Putinit nuk do të futen në Britaninë e Madhe

Ndërsa luftimet janë ndezur në Ukrainë, kryeministri britanik Boris Johnson tha se prioritetet e qeverisë në MB duhet të jenë afatgjata pasi vendi po përballet me goditje të vazhdueshme ekonomike, për shkak të agresionit rus.

Johnson tha se ka në plan të lehtësojë familjet britanike nga çmimet e faturave të energjisë.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Ai theksoi se mbështetja e qeverisë për familjet në vështirësi do të ndihmojë për t’i dhënë fund varësisë nga nafta dhe gazi i Putinit dhe për të siguruar që energjia të jetë më e lirë në një plan afatgjatë.

Ndër të tjera kryeministri britanik u zotua ta bëjë energjinë britanike më të gjelbër, më të përballueshme dhe më të sigurt, duke ndërtuar reaktorë të rinj bërthamorë dhe duke u bashkuar me aleatët për të “përballur agresionin e Putinit”.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *