Shëndetësi

Evropa në alarm për hepatitin misterioz te fëmijët

OBSH-ja dhe Agjencia Shëndetësore e BE-së kanë ngritur alarmin për një hepatit të rëndë që po shfaqet në masë te fëmijët në Britaninë e Madhe.

Agjencitë e shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar po hetojnë 74 raste të hepatitit, një sëmundje që shkakton inflamacion të mëlçisë te fëmijët.

Ekspertët shëndetësorë janë ende duke hetuar për shkaqet, ndërsa qendra Evropiane e BE-së për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha se shumica e rasteve përfshinin fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç.
ECDC-ja raportoi se disa fëmijë kishin pësuar dështim akut të mëlçisë dhe “një numër i vogël kanë pasur nevojë për transplantim të mëlçisë”.

Për ç’lloj hepatiti bëhet fjalë?

Hepatiti është inflamacion i mëlçisë, një organ jetik për përpunimin e lëndëve ushqyese, filtrimin e gjakut dhe luftimin e infeksionit.

Inflamacioni mund të ndikojë në funksionin e mëlçisë dhe sëmundja mund të ndryshojë në varësi të shkakut.

Disa lloje të hepatitit janë të lehta dhe nuk kërkojnë trajtim, kurse forma të tjera të sëmundjes mund të bëhen kronike dhe të jenë fatale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *