Bota

Makroni dhe Le Pen në terren, të mërkurën debati televiziv

Dy kandidatët për president të Francës janë në ditët e fundit të fushatës zgjedhore.

Më 24 prill presidenti aktual Emanuel Makron përballet me kandidaten e ekstremit të djathtë Marin Le Pen.

Sipas sondazheve gara është e ngushtë, por Makroni pritet të fitojë për të dytën herë zgjedhjet. Të dy kandidatët kanë dalë të terren për të bindur qytetarët dhe të mërkurën përballen në një debat televiziv.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Në disa qytete ka pasur dhe protesta të cilat kundërshtojnë politikat e Le Penit për shkak se është shfaqur e afërt me Putinin. Ajo ka kritikuar pushtimin e Ukrainës dhe ka premtuar se do të afrojë Perëndimin me Moskën.

Partia e Le Penit ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetur liderin e serbëve të Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik. Nga ana tjetër, diplomatët në Bruksel shprehen të bindur se nëse fiton Makroni, Franca do të jetë më pozitive ndaj procesit të zgjerimit dhe do të vazhdojë përkushtimin te stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *