Lajme

Kurbini vazhdon pa ujë të pijshëm, ujësjellësi i ri nuk ka përfunduar

Dy vjet më parë ministrja Belinda Balluku dhe ish-drejtori i AKUM, Alqi Bllako inauguruan nisjen e punës për ujësjellësin e ri të Laçit, duke premtuar 24 orë ujë në ditë për banorët e Kurbinit. Por, dy vjet më pas, puna nuk ka përfunduar, pavarësisht se ujësjellësi duhet të ishte gati që në mars të këtij viti sipas afateve, duke lënë ende pa ujë 30 mijë familje të Laçit.

Ujësjellësi i Laçit nisi të ndërtohej në mars të vitit 2020, dhe sipas afatit të punimeve, duhet të kishte përfunduar brenda 24 muajve. Puna për investimin prej 500 milion lekësh u inspektua dy vjet më parë dhe nga Ministrja Belinda Balluku e shoqëruar nga ish-drejtori i AKUM, Alqi Bllako, tashmë i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Të dy, Balluku dhe Bllako premtuan se do t`u përmbaheshin afateve për ndërtimin e ujësjellësit të ri, me qëllim që 30 mijë familje në Laç të furnizoheshin me ujë të pijshëm 24 orë dy vjet më pas. Por, ky premtim ende nuk është mbajtur.

Kjo çezmë e ndërtuar në një nga rrugët hyrëse të qytetit të Laçit, u shërben mijëra banorëve, të cilët çdo ditë vijnë për të mbushur ujë me bidonë. Banorët shprehen se problematika e mungesës së ujit vijon prej dekadash.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

SYRI TV u interesua dhe në bashkinë e Kurbinit, ku zyrtarë të saj jashtë kameras shprehen se ujësjellësi do të përfundojë së shpejti, por pa dhënë afate.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *