Bota

Zelensky flet për “vijën e kuqe”: Nëse ndodh kjo, u japim fund negociatave me Rusinë

Shkatërrimi i forcave ukrainase që mbrojnë qytetin e Mariupolit “do t’i japë fund negociatave me Rusinë”. Kështu deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky , cituar nga Kyiv Independent .

“Shkatërrimi i ushtrisë sonë, djemtë tanë, do t’i japë fund të gjitha negociatave,” tha ai.

Më parë Zelensky kishte thënë se negociatat ishin duke u zhvilluar për fatin e Mariupolit , por se rusët po kërkojnë dorëzim.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Presidenti tha se Ukraina nuk beson të pranojë kërkesën ruse, nga frika e një masakre të ushtarëve të saj nëse ata dorëzojnë armët e tyre. /abc/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *