Lajme

Ministri Çeku Petkoviqit: Përsëriteni pas meje, Kosova është shtet sovran dhe demokratik

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, i ka reaguar drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pasi ky i fundit kërkoi që Qeveria e Kosovës të respektojë vendimin e Kushtetueses për tokën e Manastirit të Deçanit.

Çeku ka thënë se Petkoviq përpara se të bëjë kërkesa ndaj Kosovës, të fillojë ta njohë faktin që Kosova është shtet sovran dhe demokratik.

“Instanca më e lartë ligjore? Po mendon Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës? Para se ta lejosh veten të bësh ndonjë kërkesë nga shteti ynë, të fillojmë me njohjen e fakteve në terren. Ju lutem përsëriteni pas meje: Kosova është një shtet sovran dhe demokratik”, ka shkruar Çeku në një postim në Twitter.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Çeku poashtu ka kërkuar që Serbia t’i ndalë sulmet terroristen ndaj Policisë së Kosovës.

“Sygjerime shtesë: Kërkoni falje për gjenocidin e kryer (Kisha Ortodokse e Serbisë është e mirëseardhur t’ju bashkëngjitet), jepni informatat për personat e zhdukur me dhunë, paguani dëmet ekonomike, përfshirë shkatërrimin e më shumë se një mijë lokacioneve të trashëgimisë, ktheni artefaktet tona të vjedhura.

P.S ndalni sulmet terroriste ndaj policisë sonë”, ka shkruar Çeku.

Reagimi i Çekut vjen pasi zyrtari serb, Petkoviq ka komentuar deklaratën e tij, i cili ka thënë se duhet një analizë kritike e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën rreth Manastirit të Deçanit.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Kurdo që ju Hajrullah Çeku flisni për rendin dhe ligjin, duhet t’ua kujtojmë këtë deklaratë. Është e padëgjuar të thuhet se vendimet e instancave më të larta ligjore të juaja s’duhet të merren si të mirëqena”, ka shkruar Petkoviqi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *