Lajme

Vasfija dhe Besarta do të flasin në SHBA për tmerret e luftës në Kosovë

Deputetja, njëherit edhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, bashkë me të mbijetuarën e familjes Jashari, Besartën, më 10 maj do të flasin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tmerret e luftës në Kosovë.

Organizimi është bërë nga Qendra dhe Muzeu i Tolerancës “Simon Wiesenthal” në New York, teksa temë diskutimi do të jetë adresimi i dhunës dhe përdhunimit si armë lufte.

Lexo më shumë  Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i komunës Morbach në Gjermani

Pjesë e këtij forumi do të jenë edhe oërfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha, ish-kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA dhe anëtar i Kongresit, Eliot Engel, fotoreporterja dhe fituesja e çmimit “Pulitzer”, Marissa Roth, dhe Kadire Tahiraj, Dldrejtoreshë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Kosovë.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *