Lajme

Fondi për fatkeqësitë natyrore, dosjet “flenë” në zyrat e bashkisë, fermerët nuk po mbjellin më

Dosjet e vlerësimit të dëmeve te fermerët nga përmbytjet e dimrit të vitit 2021 në Shkodër flenë në zyrat e bashkisë. 

Materialet janë dorëzuar një vit më parë nga drejtoria rajonale e bujqësisë, por deri më tani asnjë faqe e tyre nuk është hapur për t’u shqyrtuar nga këshilli bashkiak.

99% të dëmeve janë në bujqësi. Moskompesimi i tyre ka bërë që fermerët të mos mbjellin më në zonat e përmbytura.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Ministria e Mbrojtjes ka miratuar një fond prej 4 milionë dollarë për bashkitë të cilat duan të marrin masa parandaluese nga fatkeqësitë natyrore. Duket se ky fond nuk është i mjaftueshëm pasi detyrimet e prapambetura janë shumë herë më të larta.

Vëmendja u tërhiqet dhe bashkive, të cilat për shkak të burokracive nuk përshpejtojnë procedurat e kompensimit të dëmeve.

Shkodra, Lezha, Korça, Berati, Fieri dhe Vlora janë disa nga qarqet ku përmbytjet e dimrit kanë shkaktuar dëme kryesisht në sera si dhe toka bujqësore, për të cilat bashkitë respektive luajnë ping-pong me dosjet e vlerësimit të dëmeve duke mbartur për çdo vit fonde të prapambetura.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *