KryesoreLajme

Policia e Kosovës konfirmon sulmin ndaj saj në veri

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media konfirmoi lajmin se një veturë e Policisë Kufitare ishte sulmuar orët e para të ditës së sotme. Rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës, kanë ndodhur dy shpërthime, që policia dyshon se janë mjete piroteknike.

Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë.

Lexo më shumë  Helikopterët 'Black Hawk' dhe rëndësia e tyre për ushtrinë e Kosovës

Në vendngjarje është vënë re se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre, dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike.

“Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lexo më shumë  Avokati Niniq, në lidhje me hetimin e Beogradit për rastin e Banjskës: Pyetja është nëse Vuçiqi do të arrijë ta bindë Radoiçiqin të sakrifikohet për të

Nga ky rast, nuk ka persona të lënduar as dëme materiale. Policia është duke e trajtuar rastin dhe do të vazhdojë aktivitete operative për të parandaluar aktet kriminale trans-kufitare në atë zonë dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *