KryesoreLajme

Kosovë – Drejtori i policisë: Katër sulme brenda tri ditëve ndaj policisë në veri

Mbrëmë në orët e vona ka pasur të shtëna me armë në Zubin Potok, të cilat Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i identifikojë nëse kanë qenë nga brenda territorit të Kosovës apo Serbisë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në konferencë për media ka thënë se brenda tri ditëve (13-15 prill) janë realizuar katër sulme të sinkronizuara në një territor ku sulmet kanë ndodhur shumë afër njëra tjetrës.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla në Vjenë shpreh nevojën për veprime konkrete mbi stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Ai ka thënë se më 13 prill kanë ndodhur dy sulme, më 14 prill një sulm dhe sot një sulm.

Mehmeti ka treguar se Njësiti Kundër Terrorit dhe Prokuroria Speciale është duke u marrë me rastin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sot rreth orës 7:40 ka ndodhur një sulm me granata dore ndaj disa policësve të Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare.

Lexo më shumë  Murati: Për 6 muaj me radhë kemi mbështetur mbi 61 mijë familje duke ua subvencionuar faturat e energjisë elektrike

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *