Bota

CPJ bën thirrje për hetimin e vdekjes së dy gazetarëve në Ukrainë

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) u ka bërë thirrje autoriteteve ukrainase që të hetojnë vdekjen e gazetarëve Nezhyborets dhe Zoreslav Zamoyskiy gjatë pushtimit të Rusisë, për të përcaktuar nëse ata janë shënjestruar për shkak të punës së tyre. Ky komitet, me seli në Nju Jork, tha se përgjegjësit për vdekjen e gazetarëve duhet të përballen me drejtësinë.

Në deklaratë, CPJ tha se trupi i Nezhyborets u gjet së fundmi i varrosur në fshatin Yahidne në veri të Ukrainës, ndërkaq trupi i pajetë i Zamoyskiyt u gjet në Buça, afër Kievit.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Trupat e pajetë të dy gazetarëve u gjetën nga banorët lokalë ukrainas pasi trupat ruse u larguan nga ato zona, tha CPJ.

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar me vdekjen e gazetarëve Roman Nezhyborets dhe Zoreslav Zamoyskiy në Ukrainë dhe u bëjmë thirrje autoriteteve ukrainase të hetojnë menjëherë dhe të përcaktojnë nëse vrasja e tyre është e lidhur me punën e tyre si gazetarë”, tha Gulnoza Said, koordinatore e programit për Evropë dhe Azi Qendrore të CPJ-së.

“Autoritetet ruse dhe ukrainase kanë përgjegjësi që të sigurohen që punonjësit e mediave të mund të punojnë të sigurt në kontekstin e luftës”, shtoi ajo.

Unioni Kombëtar i Gazetarëve të Ukrainës raportoi më 13 prill se 20 gazetarë janë vrarë në Ukrainë, që prej se Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt./rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *