Bota

Agjencia Evropiane e Hapësirës ndërpret bashkëpunimin me Rusinë

Agjencia Evropiane e Hapësirës do t’i anulojë bashkëpunimet e planifikuara me Agjencinë ruse të Hapësirës në misionet në Hënë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Agjencia po ashtu i ka bërë të ditur partnerët e rinj për disa nga misionet përmes një deklarate të mërkurën, raportoi The Independent.

Njoftimi i ri vjen pak pasi ESA ka njoftuar se do ta ndalojë bashkëpunimin me Rusinë për një mision robotik në Mars, i cili ishte shtyrë për në shtator.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

“Si pasojë e agresionit rus kundër Ukrainës, drejtori i përgjithshëm i ESA-s, ka iniciuar një rishikim gjithpërfshirës të të gjitha aktiviteteve të ndërmarra në bashkëpunim me Rusinë”, thuhet në deklaratën e ESA-s.

Pas shqyrtimit të aktiviteteve bashkëpunuese, Këshilli ESA-s vendosi të mërkurën se nuk do të bashkëpunojë më me Roscosmos, agjencinë ruse të hapësirës, ​​në misionet Luna 25, 26 dhe 27.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

ESA synonte të niste teknologji të rëndësishme në tri misionet robotike ruse në Hënë, duke filluar me nisjen e planifikuar të Luna 25, në muajin gusht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *