Lajme

Aktivistja: Do protestojmë, ndërtimi i ‘Skavicës’ rrezikon ndarjen e Dibrës, ja pasojat

Aktivistja nga SHBA Ferzileta Gjika tha në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv se të shtunën do protestojnë kundër projektit të HEC-it të Skavicës.

Gjika shprehet se synojnë sensibilizimin e dibranëve dhe gjithë Shqipëtarëve që të ngrihen kundër hidrocentraleve të mëdha dhe kundër shkatërrimit të natyrës.

“Jemi sot në Dibër, kemi qenë në disa zona të tjera të Shqipërisë për të inkruajuar shqiptarët të ngrihen kundër hidrocentraleve të mëdha, ndërsa në Dibër jemi posaçërisht kundër Skavicës.”-u shpeh Gjika.

Lexo më shumë  Flamuri shqiptar ngrihet në New York në 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Aktivistja është e mendimit se rajoni i Dibrës mund të zhduket përgjithmonë pasi do të ndahet në dy pjesë nga ky hidrocentral dhe fshatrat në të dy anët do jenë të izoluar.

“Pasuria gjeologjike që ekziston në Dibër, do të zhduket. S’do kemi komunikim me fshatrat e tjerë, vështirësohet jeta e banorëve.”-tha Gjika.

Gjika theksoi se qeveria duhet të bëjë studime në lidhje me hidrocentralet dhe të merren parasysh pasojat që kanë ndodhur me ndërtimin e tyre.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

“Të ndalohen punimet dhe të gjenden mënyra të tjera për të siguruar energjinë në vend.”-deklaroi Gjika./syri/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *