Bota

Për Ukrainën: Si ushtria evropiane e ‘elfëve’ i lufton mashtrimet e Rusisë

Kur Moska pushtoi Ukrainën për herë të parë në vitin 2014, një grup vullnetarësh në shtetin e vogël baltik të Lituanisë, mu në prag të Rusisë, u ndje i detyruar të bënte diçka.

Këta vullnetarë vendosën ta quajnë veten “elfë”, duke evokuar krijesat mitologjike dashamirëse, që fshihen pa zhurmë prapa ngjarjeve.

Udhëheqësi i tyre, i cili flet me një zë të ashpër dhe autoritar, mban pseudonimin The Haëk (Skifteri). Shumica prej tyre nuk i përdorin emrat e tyre të vërtetë në internet për ta bërë më të vështirë për rusët që t’i zbulojnë.

“Skifteri” e pa Lituaninë, një ish-shtet sovjetik që u shkëput rreth 30 vjet më parë kur socializmi u shkatërrua, si veçanërisht të prekshme ndaj makinës së dezinformimit të Kremlinit.

I kujdesshëm ndaj fqinjit të tij, vendi më pak se tre milionë banorë u bashkua me BE-në dhe NATO-n në 2004, që i mundësoi të mbrohej më mirë nga ndikimi keqdashës si ushtarakisht ashtu edhe politikisht.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Por lufta e vitit 2014 në Ukrainë shkaktoi një sulm të paprecedentë të gënjeshtrave që kishin në shënestër vendet që nuk respektuan vijën e Moskës.

“Ne kishim një ndjesi se shumë grupe keinformimi kishin filluar të punonin kundër Lituanisë, duke përhapur gënjeshtrat e zakonshme si “NATO është një pushtuese, BE është një projekt i dështuar dhe Lituania është një vend i dështuar,” tha ai për Euroneës.

Kështu që elfët – të gjithë vullnetarë të papaguar, punët ditore të të cilëve variojnë nga kontabilistët tek specialistët e mediave ose IT-së – zhvilluan strategjinë e tyre për të kundërshtuar këtë veprimtari kërcënuese.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Duke vepruar në pothuajse një duzinë vendesh në Evropë, ata monitorojnë profile dhe faqe të rreme pro-Kremlinit në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook dhe i çmontojnë gënjeshtrat nëpërmjet shpjegimeve të thjeshta dhe madje edhe “memeve”.

Qëllimi është të mbahen larg përpjekjet e bashkërenduara të rusëve për të kontaminuar rrjetin e internetit – ose të paktën të pakësojnë ndikimin e tyre.

Mesazhi duhet të jetë i drejtpërdrejtë, duke e bërë informacionin të aksesueshëm dhe të kuptueshëm për një pjesë të gjerë të popullsisë.

“Ne e bëjmë atë në një nivel që është i kuptueshëm për njerëzit mesatarë – ne përpiqemi të shpjegojmë se çfarë është keqinformimi. Ne luftojmë kundër mashtruesve toksikë duke u përpjekur t’i heqim ata nga rrjetet sociale dhe duke i denoncuar në mënyrë të organizuar, “tha “Skifteri”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *