Arrestohet në Poloni një biznesmen rus, i dyshuar për spiunazh
Në Poloni është arrestuar një shtetas rus, biznesmen, pasi dyshohet për spiunazh.
I arrestuari ishte banues në Poloni dhe mësohet se i është caktuar masa e paraburgimit.
Biznesmeni rus dyshohet se kishte mbledhur informacion në lidhje me gatishmërinë ushtarake të trupave polake dhe të NATO-s të stacionuara në vend.
Ndërkohë muajin e kaluar Polonia dëboi 45 diplomatë rusë të dyshuar se punonin për shërbimet e inteligjencës ruse – duke çuar në dëbimin e të njëjtit numër të stafit të ambasadës polake nga Moska.
Polonia ka qenë zëri kryesor në Bashkimin Evropian duke kërkuar sanksione më të ashpra kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Rruga Press