Eksperti i mjedisit: Tragjedi mjedisore, burimet e Floridës janë në zhdukje
Florida ka koleksionin më të pasur të burimeve në ujëra të ëmbla në planet. Në fillim të viteve 1900, risia e varkave me fund xhami i dhanë mundësinë turistëve të shikonin pamjen magjepëse që ofrojnë peizazhet e pacënuara nënujore të Floridas.
Sipas The New York Time, një fotograf i shkencave dhe ekspeditave Jason Gulley ka treguar se pasuritë e Floridas tani janë në rrezik.
“Burimet e Floridës janë në qendër të një tragjedie mjedisore me lëvizje të ngadalta. Gjatë disa dekadave të fundit, një kombinim i zhvillimit, rritjes së popullsisë, ndryshimit të klimës, mbipompimit të akuiferit dhe ndotjes nga bujqësia dhe ujërat e zeza kanë shkaktuar kërdi në burimet e Floridës. Shumë burime tregojnë ulje të ndjeshme të rrjedhës së ujit. Të tjerat kanë pushuar të rrjedhin krejtësisht.”-tha ai. Shteti i Floridës pranoi zyrtarisht se shumica e burimeve të Floridës ishin në telashe më shumë se dy dekada më parë. Por ndërsa shumë burime janë në rënie, puna e vazhdueshme e restaurimit tregon se disa dëme mund të kthehen.
Rruga Press