Bota

Macroni i bindur se do ta mposhtë Le Penin e të djathtës ekstreme

Presidenti francez është takuar me banorë të qytetit verior Denain, ku rivalja e tij e së djathtës ekstreme ka fituar 41 përqind të votave krahasuar e 14 përqind të mbështetjes së shprehur për Emanuel Macronin në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës.

Macroni është takuar me banorë të rrethinës, shumë prej të cilëve e kanë kritikuar për ndryshimet e tij të propozuara për skemat e pensioneve, që përfshijnë ngritjen e moshës minimale nga 62 në 65.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Kryetarja e qytetit ka thënë se do të votojë për Macronin pa asnjë hezitim në rundin e dytë, por ka thënë se do të ngulmojë që presidenti centrist të marrë parasysh edhe propozimet majtiste. Me shumicën e votave të numëruara për 12 kandidatët për president në raundin e parë, Macroni ka fituar 27 përqind kundrejt Marine Le Penit në vendin e dytë me 23 përqind.

Kandidati i të majtës, Jean-Luc Melenchon, ka dalë i treti më 22 përqind. Macroni ka dalë më mirë se në raundin e parë të zgjedhjeve të vitit 2017, pavarësisht se presidenca e tij është përballur me protestat e jelekëverdhëve, pandemisë dhe luftës së Rusisë në Ukrainë.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Mbështetësit e Le Penit ndërkaq janë shprehur të bindur se do të fitojnë balotazhin e 24 prillit, pavarësisht se vetëm kandidati Erik Zemour u ka bërë thirrje përkrahësve të tij ta votojnë Le Penin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *