Kancelari i Austrisë pas takimit me Putinin: Nuk jam shumë optimist
Kancelari austriak Karl Nehammer tha të hënën se ai nuk ishte “veçanërisht optimist” nga bisedimet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.
“Për momentin nuk jam veçanërisht optimist pas bisedimeve të mia me Putinin. Ofensiva (në Ukrainë) po përgatitet me vendosmëri,” tha Nehammer në një konferencë në Moskë pas takimit mes dy udhëheqësve më herët gjatë ditës, raporton CNN.
Nehammeri është lideri i parë evropian që është takuar ballë për ballë me Putinin që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
“Unë ia kam bërë të qartë zotit Putin, qëndrimin e tij, pikëpamjen e tij nuk e ndan askush. Ai e sheh atë si një lloj operacioni vetëmbrojtës të Federatës Ruse. Ai i quan operacione speciale ushtarake. Unë e quaj luftë.”, tha ai.
Nehammer, megjithatë, vuri në dukje se “ishte gjithashtu e qartë dhe e dallueshme se presidenti rus ka ende besim” te negociatat në vazhdim midis Rusisë dhe Ukrainës në Turqi.
Rruga Press