Bota

Lufta në Ukrainë, Kroacia dhe Greqia për integrimin e Ballkanit Perëndimor: BE të veprojë tani

Ndërsa sulmet ruse mbi Ukrainën vijojnë prej më shumë se një muaji disa vende të rajonit i frikësohen efekteve që mund të japë kjo tek shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nuk duken shumë rrugë-zgjidhje përveç bashkimi i këtyre shteteve me bllokun e BE-së, siç janë shprehur ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Kroacisë, në një takim me homologët e tyre në Luksemburg.

 “Ne do të diskutojmë temën e Ballkanit Perëndimor dhe Libinë. Do t’ju kërkoj kolegëve të mi që të shpejtojnë mbi këtë, sepse Bashkimi Europian duhet të veprojë  tani, përndryshe ne rrezikojmë të shohim  që këto zona të kthehen në teatër të krizës me të cilën përballemi në Ukrainë”, ka thënë ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias.

Lexo më shumë  Stoltenberg zhvillon vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Do të nënvizojmë rëndësinë e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Bosnja Hercegovina po përjeton një krizë politike dhe duhet siguruar  ligjshmëria  dhe integriteti i zgjedhjeve të ardhshme në vend. Gjithashtu pas zhvillimit të zgjedhjeve në Serbi, ne presim që Serbia të rreshtohet me politikën e jashtme të Bashkimit Europian, parimet dhe vlerat europiane”, është shprehur Gordan Grliç Radman, ministër i punëve të jashtme të Kroacisë.

Këto qëndrime janë dhënë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, të cilët u mblodhën në Luksemburg për të diskutuar mbi paketën e gjashtë të sanksioneve, që kanë për qëllim të bëjnë të pamundur financimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, si dhe gjunjëzimin e regjimit të Vladimir Putin me rrjedhoja të drejtpërdrejta për ekonominë ruse.

Bashkimi Europian po bën gjithçka për të siguruar që Ukraina t’a fitojë luftën dhe të ketë pozicionin më të fortë të mundshëm në tryezën e negociatave me Rusinë./abc/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *