Ukraina pret sulme të reja ajrore, besohet se Rusia do të inskenojë incident me Moldavinë për të fajësuar ukrainasit
Sirenat që paralajmërojnë për sulme ajrore janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nëpër qytetet e Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbrëmë i është drejtuar kombit duke theksuar se janë të gatshëm për konflikt në lindje të vendit.
Sirenat janë dëgjuar në Lyviv, Kiev, Dnjepër dhe Zaporizhia. Pritet që ushtria okupatore të vazhdojë të godet infrastrukturën e Ukrainë, e për sot janë dakorduar për nëntë korridore të evakuimit në rajonin e Donetskut, Luhanskut dhe Zaporizhias.
Rusët gjatë ditëve të fundit kanë goditur objektivat që ukrainasit i përdornin për evakuim, siç është stacioni i trenit dhe të ngjashme.
Në 24 orët e fundit, në rajonin e Donetskut dhe Luhanskut, ushtria ukrainase ka ndërprerë katër sulme duke shkatërruar pesë tanke, tetë mjete të blinduar dhe gjashtë tjera mjete tjera motorike e tetë topa. Në këtë rajon, rusët kanë tentuar të kryejnë disa sulme të reja.
Mediat lokale raportojnë se Rusia mund të organizojë provokime në rajonin përgjatë Moldavisë, për ta fajësuar Ukrainën për agresionin mbi shtetin fqinj.
Rruga Press