Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Kuleba: Gjermania dhe Franca bënë një gabim strategjik duke mos na lejuar të anëtarësohemi në NATO
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha të dielën se ishte një “gabim strategjik” i Gjermanisë dhe Francës që nuk lejuan Ukrainën të anëtarësohej në NATO në vitin 2008.
“Nëse ne do të ishim një anëtar i NATO-s, kjo luftë nuk do të ndodhte”, tha Kuleba në një intervistë të dielën për NBC.
“Gabimi strategjik që u bë në vitin 2008 nga Gjermania dhe Franca, të cilët hodhën poshtë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë për të futur Ukrainën brenda, është diçka për të cilën ne po e paguajmë”, tha Kuleba.
“Nuk është Gjermania apo Franca që po paguajnë koston për këtë gabim, ajo është Ukraina”, shtoi ai.
Ndryshe, Ukraina tashmë ka pranuar që mos të aplikojë për anëtarësim në aleancën më të madhe ushtarake në botë me kushtin që Rusia të ndalojë agresionin.
Rruga Press