Tmerri në Ukrainë! Të miturit nxirren nga bunkerët dhe përdhunohen në grup nga ushtarët rus
Ferri në tokë mund të përshkruhet situata në Ukrainë që nga pushtimi rus, ku histori të tmerrshme dhe të dhimbshme janë përjetuar nga njerëz të shumtë ku nuk kanë munguar vrasjet, torturat dhe përdhunimet pa dallim moshe dhe gjinie.
Komisionerja e Ukrainës për të drejtat e njeriut Ludmila Denisova tha se ushtarët rusë përdhunuan një të mitur në Bucha ndërsa një vajzë katërmbëdhjetë vjeçare nga periferia e Kievit mbeti shtatzënë pasi u përdhunua nga pesë ushtar rus. Ajo shtoi se një djalë 11-vjeçar nga Bucha u përdhunua gjithashtu nga ushtarët që detyruan nënën e tij ta shihte e lidhur në një karrige! Denisova i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të hetojnë akuzat, të cilat ajo i përshkroi si krime lufte.
Oleksandr Wilkul, kreu i administratës ushtarake të rrethit Krivie Ri, foli edhe për përdhunimet nga ushtarët rusë. Sipas oficerit, viktimat përfshijnë një 16-vjeçare që mbeti shtatzënë dhe një 78-vjeçare. Ndërkohë disa ditë më parë, Daily Mail raportoi se një gjyshe që jetonte në Irpin tha se kishte parë disa ushtarë të përdhunonin një nënë dhe vajzën e saj 15-vjeçare.
Duke i përshkruar ushtarët rusë si “kafshë”, Anna Shevchenko, 63 vjeç, akuzoi Kremlinin për krime lufte dhe i tha Daily Mail se asnjë nuk e ka idenë se çfarë kanë përjetuar ata
“Ata qëlluan njerëzit duke u përpjekur të arratiseshin dhe i lanë në rrugë. Rusët e dehur shkelmuan dyert e bodrumeve dhe nxirrnin gratë jashtë dhe i përdhunuan në mes të rrugës. Një vajzë 15-vjeçare është dhunuar me nënën e saj nga disa ushtarë. Për t’i shpëtuar përdhunimit nga rusët, shumë ukrainase prenë flokët e tyre, për tu dukur si meshkujt dhe futur në rradhët e ushtrisë,“-tha Shevchenko.
Marina Besastna ka rrëfyer në një rrjet televiziv të huaj momentet dramatike që gratë kanë jetuar në qytetin e saj, duke thënë se dy motra, 15 dhe 16 vjeç, janë dhunuar nga ushtarët rusë. Duke iu referuar taktikave të rusëve të abuzimit seksual të grave, Besastna tha se ata futen në bodrumin ku janë fshehur, i tërheqin nga flokët për t’i nxjerrë jashtë dhe më pas i përdhunojnë.
Çështja ka preokupuar mediat ukrainase që mbulojnë gjerësisht këtë çështje, siç ka bërë gazetarja ruse e vlerësuar me çmime të shumta, Nika Melkozerova duke theksuar natyrën e tmerrshme të rasteve. Në një postim në Twitter, gazetarja e cila ka shkruar artikuj në mediat e njohura perëndimore, shkruan se ajo nuk i konsideron më rusët si qënie njerëzore.
“Një gazetar polak më pyeti nëse i konsideroj ende rusët “qenie njerëzore”. Përgjigja ishte jo. Nuk mund të quhesh njeri kur justifikon përdhunimin e 16-vjeçarëve, përkrah një diktator që fshin një komb fqinj, ndërsa u thua bashkëshortëve të vrasin e të plaçkisin. Mund të tingëllojë e ashpër, por më falni.”-tha ajo.
Në muajin e fundit, në Ukrainë po shpaloset një krizë e paprecedentë sociale dhe humanitare që po mat plagët e saj. Humbja e civilëve, shkatërrimi i ndërtesave, bombardimet, të gjitha dëshmojnë për një makth të patreguar. Në këtë enigmë të dramës shtohet edhe pjesa e abuzimit seksual të vajzave. Sipas grupit të ekspertëve Chatham House, provat e dhunës seksuale filluan të regjistroheshin që nga fillimi i pushtimit rus në territorin ukrainas.
Rruga Press