Komisioni i BE-së paralajmëron Hungarinë: Nëse paguani në rubla, ju shkelni sanksionet tona ndaj Rusisë
Hungaria do të thyejë sanksionet e Bashkimit Evropian nëse e përmbush premtimin e tyre për të paguar energjinë ruse në rubla, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Bëmë një analizë të dekretit të Putinit dhe çështja ligjore është shumë e qartë. Ajo që po sugjeron Putini – ky transformimi i eurove në rubla dhe më pas pagimi i faturës së gazit – do të ishte një shkelje e sanksioneve. Nëse e bëni këtë, paguani në rubla, ju shkelni sanksionet, ju i anashkaloni sanksionet që ne kemi vendosur ndaj Rusisë”, tha presidenti i Komisionit të BE-së, Von der Leyen për cnn.
Kryeministri hungarez Viktor Orban kishte treguar se vendi është i gatshëm të paguante për gazin rus në rubla pasi presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi një dekret që u kërkonte “vendeve jomiqësore” t’u kërkohet të paguajnë për gazin në monedhë.
“Deri më tani Hungaria i është përmbajtur sanksioneve, kështu që derisa të mos shohim të kundërtën, është mirë. Asnjëherë më parë nuk e kemi parë Bashkimin Evropian kaq të bashkuar, kaq të vendosur, kaq të shpejtë. Dhe unë mendoj për secilin prej vendeve tona anëtare, gjithashtu një pyetje, a dua të jem i pari që do ta thyej atë unitet? Unë mendoj se jo”, tha ajo.
Ndryshe, gjermania për momentin është duke qëndruar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Rruga Press