Bota

(VIDEO) Johnson thotë se me agresionin në Ukrainë, Putini e bashkoi edhe më shumë Evropën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka folur në një konferencë shtypi në Downing Street me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ai tha se të dy vendet ndajnë të njëjtin ndjenjë “tmerri dhe neverie” për “brutalitetin që po kryet” në Ukrainë, duke përfshirë bombardimin “të pandërgjegjshëm” të refugjatëve që po largoheshin nga shtëpitë e tyre këtë mëngjes.

Lexo më shumë  CO2 me shumicë/ Nivelet e dioksidit të karbonit të çliruar në ajër u rritën më shpejt se asnjëherë në 2024-n

Duke folur për sulmin në stacionin e trenit në Ukrainën lindore sot, kryeministri tha se po tregonte “thellësitë në të cilat ishte zhytur ushtria dikur e lavdëruar e Putinit”.

“Është një krim lufte të sulmosh pa dallim civilët dhe krimet në Ukrainë nuk do të kalojnë pa u vënë re apo pa u ndëshkuar”, tha ai, raporton skynews.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *