Rusia i ka lënë në Ukrainë trupat e 7.000 ushtarëve të vdekur
Ukraina ka rreth 7.000 kufoma ruse të padeklaruara në morgje dhe makina frigoriferike, sipas një zyrtari ukrainas të cituar nga Washington Post të premten.
Oleksiy Arestovych, një këshilltar i kreut të administratës presidenciale të Ukrainës, ka thënë për WP se shifra e qeverisë së tij prej 18.600 ushtarësh të vrarë rusë bazohej në raportet ukrainase nga fusha e betejës dhe komunikimet e përgjuara ushtarake ruse.
Ukraina u përpoq të kthente trupat e 3.000 anëtarëve të shërbimit rusë në ditën e tretë të luftës, ka shtuar ai.
“Ne nuk besojmë në sasi të tilla. Ne nuk e kemi këtë numër. Ne nuk jemi gati t’i pranojmë ato”, citon Arestovych të kenë thënë zyrtarët rusë kur janë kontaktuar.
Ukraina sipas tij ka sugjeruar një shkëmbim disa herë, por “ata nuk duan ta diskutojnë këtë”.
Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës ka krijuar një faqe interneti dhe kanal Telegram ku rusët mund të kërkojnë fotografi të të vdekurve dhe të robërve të luftës, ose të plotësojnë një formular në internet për të kërkuar informacion për anëtarët e familjes.
Rruga Press